Dvorani hero i Antikorrupsionit, Haxhiu: SHBA iu përgjigj Metës, Bushati: Dita më e zezë për reformën në drejtësi
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e emisionit ‘Shock’ vlerësimin që iu bë ish-kreut të KED, Ardian Dvorani nga Departamenti Amerikan i Shtetit si kampion i Antikorrupsionit, krahas 12 personaliteteve të tjera në botë
Për analistin Baton Haxhiu në rastin e SHBA kemi të bëjmë me një shtet që ka informacion, funksioni mbi interesa dhe presion ndaj drejtësisë. Sipas tij, në rastin e SHBA, kur lavdëron dikë i jep një përgjigje dikujt tjetër.
“Dvorani ka qenë pjesë e diskutimeve publike dhe ka përplasur krerët e shtetit. Realisht deklarata është një përgjigje ndaj presidentit të vendit për t’i treguar se ka mbajtur një qëndrim që s’duhet ta kishte mbajtur”, u shpreh analisti Haxhiu.
Ndërkohë, për analistin Andi Bushati, sot është një nga ditë më të errëta si është katandisur reforma në drejtësi.
Sipas tij, vlerësimi për Dvoranin nuk është bërë nga sekretari amerikan i shtetit, 1 muaj në detyrë, që nuk e njeh fare Shqipërinë, por nga ata që i quajti diplomatë lokalë, që po tregojnë këtë shembull të gjyqtarit të drejtësisë së re.
Ardian Dvorani për analistin Bushati, nuk duhet të ishte fare pjesë e sistemit të drejtësisë duke qenë se ne vitet ‘90 ka dënuar me 15 vjet burg shqiptarët që rrëzuan bustin e Stalinit dhe sepse amnistoi Ilir Metën kur u shfaq videoja e njohur me të ndjerin Dritan Prifti.
“Kjo na tregoi se reforma në Shqipëri është një farsë, ku dënohen gjykatës që i bien pushtetit.
Kjo është sallata e pisët. Kazani i reformës së re është mbushur me dvoranë dhe ky është rasti të kuptohet çorba që po na seviret nga BE dhe SHBA për reformën në drejtësi. Ambasada amerikane po riciklon stalinistët e fundit”, tha Andi Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë