‘Dyfishim të sasisë së reshjeve’, Porja: U tejkalua norma për muajin nëntor
Meterologia Lajda Porja thotë se përkeqësimi i motit në vend ishte parashikuar disa ditë më parë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Porja u shpreh se vetëm me reshjet e ditëve të fundit është tejkaluar kuota mujore për muajin nëntor në disa qytete.
“Në fakt, e pritshme dhe e parashikuar më herët, ku nga reshjet e konsiderueshme, sidomos zonat veriore, veri-perëndimore, vetëm për këtë episod kanë marrë rreth 200mm shi. Shkodra, Lezha, Kurbini, Kruja, por edhe Tirana kanë plotësuar kuotat mujore, por në këto zona ka rënë dyfishi.
Nëse në zonat veri-perëndimore, në Shkodër duhet të bien përgjatë gjithë nëntorit 205 mm shi, kanë rënë 405-410mm. Edhe Tirana është përfshirë nga reshjet e konsiderueshme që e kanë tejkaluar normën mujore vetëm me këtë episod. Kemi parë që ende vijojnë reshjet e shiut sidomos në zonat veriore dhe qendrore, aktualisht më pak reshje nga jugu”, theksoi ajo.”
LEXONI GJITHASHTU
- Drejtori i Emergjencave: 3500 hektarë tokë nën ujë, 24 familje janë evakuuar
- “Rrugët më problematike”, Berberi detaje për situatën në vend për shkak të reshjeve
- Drejtori i Emergjencave: E prisnim që të kishte dëme nga reshjet, por jo kaq shumë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër