Dyfishohet çmimi i druve në Korçë, qytetarët: Vdekje me sy hapur

26 Gusht 2022 | 13:39

Korça është një nga qytetet më të ftohta në Shqipëri gjatë dimrit dhe qytetarët kanë nisur të marrin masa për ngrohje.

Gjatë dy javëve të fundit është vënë re dyfishimi i çmimit të druve, çka për qytetarët kostoja bëhet e papërballueshme, sidomos për pensionistët.

“Jetesën jo pensionisti që e ka shumë të vështirë ta përballojë me këto çmime që është lënda drusore, por edhe një mesatar nuk i përballon dot, detyrohet të hyjë në borxh, të shkrijë atë pak dhjame që ka grumbulluar, kështu që e ka të vështirë sepse çmimi i druve ka shkuar shumë lart. Unë i kam marrë para 3 muajsh i kam marrë 50 mije lek te vjetra. Ka që i kanë marrë 60 edhe 70, pra është një tmerr, drurin tonë e marrim me çmim shumë të lartë, është e vështirë shumë”, thotë një qytetar.

“60 mijë lekë metri, e papërballueshme. Nga e keqja do i marr, fakt i kryer dje i mora. Vjet e mora 47 dhe 43. Unë mora 10 metër dru, 600 mijë, do i pres shkojnë 630 mijë”, shprehet një tjetër.

Ditwn e djeshme është mbajtur takimi në nivel qarku i thirrur nga prefekti i qarkut Korçë, ku është shoqëruar me debate të forta midis kryetarëve të bashkive të juglindjes dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror.

Për kryetarin e bashkisë Korçë, territori që ai administron mund të mbulojë vetëm 15% të kërkesës së qytetarëve, çka e komplikon situatën.

“Fatkeqësisht bashkia e Korçës me sipërfaqen e saj pyjore mund të japë leje dhe mund të furnizojë me 6000 metër serë, 2400 plotësojnë kopshtet e çerdhet, pjesa tjetër është për popullatën. Kërkesa është disa herë me e madhe, ka vlerësime të ndryshme, ne plotësojmë diku rreth 10-15% të nevojës së banorëve për dru zjarri me sasinë që furnizojmë brenda bashkisë”, shprehet Filo.

Për prefektin Nertil Jole duhet të bëhet një planifikim më i mirë për vitet në vijim, duke u bërë thirrje bashkive të krijojnë projekte disavjeçare.

“Unë mendoj që në perspektivën afatgjatë është shumë e rëndësishme që të bëhet një planifikim më e mirë, prandaj e vura theksin që bashkitë kanë përgjegjësi të përmbushin detyrimet institucional dhe ligjor për të hartuar plane e mbarështimit pyjor, që është brenda territorit që ato administrojnë por e të bëjnë plane operacionale vjetore që të shfrytëzuar ato sasi që vijnë nga krasitja sanitare, me miratimin e Ministrisë së Mjedisit, të stabilizohet çmimi duke qenë se është shqetësim e ka tendencë rritëse se ka kërkesë të lartë por sasi të pamjaftueshme”, thotë prefekti i Qarkut Korçë.

Vitin e kaluar një metër dru kushtonte 35-40 mijë lekë të vjetra, ndërkohë këtë vit kushton 65-70 mijë lek të vjetra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026