Dyrnjaja: Maxhoranca bën pas dhe pranon si rivalë në zgjedhje “non gratat”
Gazetari Denis Dyrnjaja në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se mazhoranca ka filluar të pranojë sfidën elektorale.
Ai shtoi se PS po njeh njerëzit e Sali Berishës edhe pse këtë të fundit e ka cilësuar si “Non Grata”.
Më tej ai theksoi se fushata elektorale ende nuk është ndezur ashtu siç ndodhte herët e tjera.
“Kam vënë re që PS, ka filluar të pranojë në sfidën elektorale, njerëzit e Berishës. Kam vënë re që kanë qenë ballë përballë në studio, gjë e cila nuk ka ndodhur më përpara. Ka një risi në njohjen në njëfarë mënyre të kundërshtarit. Garë në zgjedhje pa kundërshtarë s’mund të ketë. Detyrimisht PS, deshi s’deshi, i cilëson apo jo ‘non grata’, ka filluar t’i pranojë si kundërshtarë tashmë. Duket që nuk është një betejë elektorale e nxehtë e ndezur, siç jemi mësuar t’i kemi betejat elektorale”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtohen krimet nga adoleshentët, INSTAT: 120 fëmijë të dënuar vetëm në vitin 2021
- Leonard Olli ngre shqetësimin: Tirana është i vetmi kryeqytet pa trotuare
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës