E abuzuar seksualisht nga vëllai: Nuk më kanë besuar në polici, as nëna ime

9 Janar 2023 | 09:17

Melissa është një nënë që ka mbuluar pjesën më të madhe të trupit të saj me tatuazhe, si një zgjedhje që e ndihmon atë për të përballuar abuzimin seksual që ka përjetuar si fëmijë. Melissa Sloan, 45 vjeç, nga Powys, Uellsi i Jugut, nga koka te këmbët është e mbuluar me dizajnë dramatike të cilat përpiqen të mbulojnë plagët emocionale të abuzimit të tmerrshëm seksual nga vëllai i saj pedofil.

Së fundmi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se vëllai i saj pedofil,  ishte një vit më i madh se ajo, dhe se ai kishte përdhunuar dhe fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Më tej ajo tha se rastin e ka denoncuar në polici por që atë nuk e kanë besuar as autoritetet dhe as nëna e saj.

“Unë kam më shumë se sa 100 tatuazhe. Kam filluar të bëjë 20 vite më përpara që të bëjë tatuazhe. Nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë tatuazhet, por më pëlqejnë shumë tatuazhet. Vëllai im është në burg, është dënuar me 21 vite dhe kjo është një lehtësim për mua sepse nuk mund të lëndojë dikë tjetër. Ai ka qenë 7 vite, ka qenë një vit më i madh se unë.

Ai ka përdhunuar fëmijë nën moshën 5 vjeç. Unë mendoj se dënimi 21 vjetësh nuk është mjaftueshëm për të. E kam raportuar në polici krimin që ka bërë ndaj meje por nuk më kanë besuar. Mua më ka rritur nëna ime, por as ajo nuk më ka besuar”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024