“E ardhme e zymtë në PD”, Patozi: Opozita të gjejë zgjidhjen për një kandidat
Situata e Partisë Demokratike dhe zgjedhjet lokale kanë qenë temë diskutimi në studion e Euronews Albania.
Ish-deputeti Astrit Patozi është shprehur se e sheh të zymtë situatën brenda Partisë Demokratike, duke shtuar se dy grupet duhet të bëjnë marrëveshje që të dalin me një kandidat të përbashkët.
“E shikoj të zymtë panoramën brenda PD. Fillimisht duhet të shuhet zjarri brenda kësaj partie e më pas për të arritur marrëveshjen. Ne nuk mund të themi nëse gjithçka është rozë. Mendoj se përgjegjësia është e atyre që nuk arritën në marrëveshje. Kemi shpresë që në ditët që vijojnë opozita të dalë me një kandidat të PD. Brenda PD janë krijuar dy etnitete politike. Nuk ka rëndësi kush ka mazhorancën apo minorancën”- theksoi Patozi.
Patozi pak javë më parë tha se Partia ‘Bindja Demokratike’ do të dalë në zgjedhjet lokale do të dalë me kandidat më vete.
Në lidhje me këtë gazetari Roland Qafoku tha se partitë e vogla nuk e kanë luksin që të dalin me kandidatë më vete.
“Nuk kemi një PD të fortë. Nuk është një moment që partitë e vogla të dalin ne kandidat në vete. Është e mjaft e vështirë që partitë e vogla të kenë kandidatët e tyre.
Ndërkohë politikani Aldo Bumçi theksoi se ka ende shpresë që mes dy grupeve të ketë marrëveshje.
“Përballë një sulltan që nuk pyet për ligje. Për shtet ligjor. Ne duhet të dalim të bashkuar. Nga sot deri në fillimin zyrtar të fushatës ne kemi mundësi që të gjejmë një kandidat të përbashkët. I është dhënë shumë jehonë lajmit për mosbashkimit të PD. Ka muaj ende përpara për të arritur marrëveshjen me grupin tjetër”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Motra po justifikohej”, Ylli Gurra komenton ngujimin e familjes në Tiranë
- Shpallet kandidatura e parë për primaret e PD-së në Fier
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin