E ardhmja e Salah, egjiptiani arrin akordin personal me Al Ittihad

27 Gusht 2023 | 14:24

Muaj më parë as nuk mund të konsiderohej si lëvizje, por duket se dhe Mohamed Salah është joshuar nga Arabia Saudite.

Sulmuesi egjiptian ka marrë një ofertë nga një prej skuadrave kryesore atje, ndërsa dyshimet janë se bëhet fjalë për Al Ittihad. Sipas mediave britanike, Liverpoolit i janë ofruar plot 115 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa ai vetë do të përfitojë afro 200 milionë euro në një kontratë 3-vjeçare.

Pas publikimit të lajmit, Liverpool e cilësoi thashethem, por duket se diçka e tillë pritet të ndodhë, për faktin se Salah ka arritur një akord personal. Në këtë pikë Liverpool nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, veçse në kohë rekord të gjejë zëvendësuesin e tij, por edhe kjo nuk është aq e lehtë. Ikja e Salah do të dobësonte së tepërmi 11shen e Jurgen Klopp, madje do t’i jepte përfundimisht fund sulmit Firmino, Salah, Mane, me dy lojtarët të cilët aktualisht janë në Arabinë Saudite.

Liverpool e ka nisur mirë sezonin e ri të Premier League, ku në dy ndeshjet e para, regjistron 1 fitore dhe 1 barazim. Këtë të diel kundërshtari i radhës ishte Newcastle, një ekip në të cilin investimet nuk kanë munguar, që kur prej në krye u vendosën sheikët nga Arabia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026