E diel pa makina në Tiranë, bllokohet qarkullimi në disa rrugë
Këtë të diel disa nga rrugët e kryeqytetit do të jenë të bllokuara për makinat.
Bashkia e Tiranës planifikon që kjo gjë të kthehet në një traditë, ku çdo fundjavë të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve.
Për këtë arsye, disa nga akset në qendër të kryeqytetit do të jenë të bllokuara nga ora 09:00 deri në 15:00.
Duke filluar nga 17 prilli, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Ndërkohë nga ana e saj, qeveria ka përcaktuar që e diela e parë e çdo muaji të jetë ‘ditë pa makina’ si një masë për të ulur konsumin e karburanti por edhe për të ruajtur mjedisin.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të “Ditës pa Makina”, sot, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish-Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës