“E ka në dorë shteti”, miku i të zhdukurve në Sarandë: Mos të vdesin kot bijë nënash
Në emisionin “Review” në Euronews Albania u diskutua ndër të tjera edhe për zhdukjen e dy personave në Sarandë, Fatmir Krasniqit dhe Leonard Theodhorit.
I ftuar në një lidhje direkte miku i Krasniqit, Altin Gjini, tha se ata kanë vendosur që të mos bëjnë asnjë veprim kundër ligjeve të shtetit dhe se po presin që drejtësia të bëjë punën e saj.
Ai bëri edhe thirrje që shteti të veprojë sa më parë në mënyrë që të mos ketë ngjarje të tjera të rënda në Sarandë e të mos “vdesin kot bijtë e nënave”.
“Frika ime dhe e familjes është se këta djem që kanë ardhur nga jashtë janë miq të vërtetë të Krasniqit. Janë djem që po mbahen në kontroll të plotë duke ju betuar se nuk do prekin asnjë të pafajshëm.
Nga vëllai i madh është kërkuar në mënyrë kategorike që nuk do bëhet asnjë veprim kundër ligjeve të shtetit. Këtë duhet ta zgjidhë vetë shteti.
Se kur, këtë duhet ta mendojë mirë shteti shqiptar. Që të mos ndodhi ndonjë dosje Saranda, apo dosje Çuka që të mos vdesin kot bijë nënash. Kjo është vdekja e një shteti, nga neglizhenca dhe respekti që ka ndaj qytetarit të vetë”,-tha për “Review” miku i të zhdukurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë