E majta merr pushtetin në RMV, Musliu: Qeverinë mund ta krijojë Zaev në koalicion me BDI
Partia Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zevit në koalicion me atë shqiptare Besa, është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut dhe pritet ta drejtojë vendin për një mandat të dytë.
Koalicioni “Mundemi” do të ketë 46 deputetë në përbërjen e re parlamentare, e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 44 mandate. Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim u rendit e treta me 11.3% të votave që përkthehet në 15 mandate.
BDI është e para mes partive shqiptare dhe pritet të jetë çelësi për formimin e qeverisë së re, pasi socialdemokratëve të Zaevit u duhen pikërisht aq vota parlamentare për të arritur kuotën prej 61 votash për formimin e qeverisë. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e drejtuar nga Ziadin Sela ka fituar 12 mandate.
Analisti politik Albert Musliu tha për Euronews Albania se rezultati i këtyre zgjedhjeve përbën një avancim serioz për shqiptarët në RMV, të cilët siç tha nuk kanë qenë asnjëherë më parë kaq shumë të përfaqësuar në Parlament.
Edhe pse theksoi faktin se numri i mandateve nuk është ende përfundimtar, pasi LSDM synon të marrë edhe 1 deputet, BDI gjithashtu, ndërkohë që VMRO/DPNME pretendon për shkelje gjatë procesit zgjedhor, z. Musliu tha se mundësia më e madhe është që mandatin qeverisës ta marrë Zoran Zaev, ndërsa për të krijuar qeverinë me shumë gjasa do të bëjë sërish koalicion me BDI.
“Me këtë numër mandatesh mandatin mund ta marrë Zaev që ka pasur më parë koalicion me BDI, por në fushatë pati një tension marrëdhëniesh mes dy subjekteve pasi synonin të dy votat e shqiptarëve.
E shoh mundësinë që Zaev të jetë mandatari dhe të qeverisë me BDI, por nuk do ta kisha anashkaluar Aleancës, e cila pati një rritje me 200 për qind në numrin e fituesve, edhe BDI pati rritje me 25 për qind. Ndaj për shqiptarët ishte një fitore historike, kurrë s’kemi pasur kaq deputetë”, tha analisti Musliu.
Lexoni gjithashtu:
Shqiptarët në Shkup shprehen entuziastë për rezultatin në zgjedhjet parlamentare
Rezultatet e zgjedhjeve në RMV, partitë shqiptare fitojnë 32 deputetë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor