“E qëllova unë”- Kush është shqiptari që vrau biznesmenin Artan Kaja
Biznesmeni me origjinë shqiptare Artan Kaja u gjet i vrarë më 7 janar 2025 në Lunata të Italisë. Fillimisht ngjarja u dyshua si një aksident në punë, por pas hetimeve rezultoi të ishte një vrasje e kryer me armë zjarri.
Trupi i pajetë i Artan Kajës, i njohur si Toni, u gjet nga bashkëshortja e tij pranë një magazine të kompanisë së tij të vogël për transport automjetesh. Autopsia ka zbuluar se viktima ishte qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt, me një plagë në kokë që ishte shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri.
Pas hetimeve intensive, autoritetet italiane arrestuan 50-vjeçarin Marian Tepa, me origjinë shqiptare dhe banues në komunën e Capannorit, si autor të dyshuar të krimit. Mësohet se Tepa është vetëdorëzuar në polici, duke pranuar se ai kishte kryer vrasjen. Gjatë deklaratave, autori pranoi se e kishte pritur Artanin në një zonë të izoluar të fabrikës dhe e kishte qëlluar për vdekje pas një debati të ashpër për çështje pune.
Hetuesit bëjnë me dije se disa javë më parë, viktima dhe autori kishin pasur një konflikt të ashpër, i cili dyshohet se mund të ketë qenë shkaku kryesor i krimit. Megjithatë, Tepa nuk ka ofruar detaje të mëtejshme mbi motivet specifike dhe arma e krimit ende nuk është gjetur.
Artan Kaja ishte një emër i njohur në komunitetin lokal, ku kishte punuar për shumë vite si kontraktues në fabrikën Smurfit Kappa, duke qenë përgjegjës për lëvizjen e materialeve të përdorura në prodhim. Ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por edhe banorët e zonës së Lunatës, të cilët e njihnin viktimën si një person të përkushtuar ndaj punës dhe familjes.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, për të siguruar prova shtesë dhe për të gjetur armën e përdorur. Ndërkohë, autori i dyshuar mbetet në paraburgim në burgun “San Giorgio” në Lucca.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)