E rrezikuar nga Rusia e Bjellorusia, Polonia forcon mbrojtjen e kufijve lindorë

15 Tetor 2024 | 16:28

Kryeministri Donald Tusk njoftoi se kane nisur fortifikimet e kufirit në një gjatësi prej 800 kilometrash.

Polonia po përshpejton përpjekjet për të forcuar mbrojtjen e kufijve të saj me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Kryeministri Donald Tusk njoftoi se ndërtimi i të ashtuquajturit projekti Mburoja Lindore do të fillojë më herët se sa ishte planifikuar, projekt që nis në fund të vitit.

Ky projekt do të rrisë fortifikimet ushtarake dhe masat e tjera mbrojtëse në kufirin lindor të Polonisë mbi një gjatësi prej rreth 800 kilometrash.

Ndërtimi pritet të zgjasë katër vjet. Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ishte i pranishëm në  terren, ku u zhvilluan stërvitjet e para në testimin e elementeve të infrastrukturës së re të projektit dhe theksoi se kjo është pjesë e një përpjekjeje të kombinuar me shtetet baltike dhe Finlandën.

“Më vjen mirë që Mburoja Lindore po merr jetë. Me gjithë seriozitetin, kjo është një ndërmarrje e përbashkët, jo vetëm polake, sepse është e kombinuar edhe me përpjekjet e shteteve baltike, sepse bëhet fjalë për linjën e mbrojtjes baltike përfshirë dhe  Finlandën,” –tha kryeministri Tusk.

Tusk tha gjithashtu se ai do të diskutojë në Bruksel edhe për financimin e projektit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026