“E sfidoj qeverinë”, avokati serb: Po shkoj të vendos lule te varri i Jasharit
Avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç ka mbajtur premtimin e bërë disa ditë më parë publikisht për të shkuar në Kosovë dhe vendosur lule në varrin e familjes Jashari.
Në një video mesazh për emisionin GoodMorning Albanians në euroneës Albania Stojkoviç tha se dua të jem atje dhe të bëj të njëjtën gjë që bëri Sanduloviç për t’i treguar të gjithëve se ne nuk kemi frikë për të vazhduar luftën për demokraci.
“Po shkoj në Kosovë dhe dua të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit. Dua t’i tregoj të gjithëve se ne nuk kemi frikë për të vazhduar luftën tonë për demokraci dhe marrëdhëniet e mira mes popujve. Dua t’u them atyre njerëzve që na tregojnë urrejtjen se ne nuk kemi frikë dhe nuk do të dorëzohemi”, tha avokati serb.
Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht, ngjarje kjo e cila erdhi pas homazheve që kreu në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga ushtria sekrete serbe ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.
Ne videot e bëra publike ai duket në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara në emisionin tonë pak kohë më parë deklaroi se duan ta vrasin dhe se Vuçiç e ka kërcënuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania