E trishtë| Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar, talenti premtues 16-vjeçar
Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali.
Adoleshenti shqiptar, mbylli sytë ditën e djeshme në spitalin e Pizës, ku ishte në luftë me jetën pas një aksidenti me triçikël 3 ditë më parë.
Gabriel Alibeaj kishte dalë me miqtë e tij mbrëmjen e të martës, po teksa po kthehej në banesë ai u përfshi në një aksident me triçikël, ku pësoi një goditje të rëndë në kokë.
Ngjarja ndodhi në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua menjëherë në spitalin e Pizas me helikopter, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Lajmi u konfirmua nga babi i tij, Altini i cili shkroi një postim të ndjerë në rrjete sociale: “Faleminderit për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”.
16-vjeçari ëndërronte të bëhej një futbollist i madh dhe ishte spikatur nga klubet lokale në Itali.
Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.
Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919, ku ai aderonte shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.
“Gabri ne jemi krenarë për ty”, shkroi klubi asokohe.
Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë klubi përmes një mesazhi i shprehu ngushëllimet e ndjera të afërmve dhe familjarëve të futbollistit.
“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel, engjëlli i vogël. E gjithë shoqëria, i gjithë komuniteti ynë i shpreh ngushëllimet, Altinit, Imeldës dhe Chiara-ës së vogël. Ne nuk do të harrojmë kurrë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë