‘E turpshme”, Rama për hakerimin: Gjyqet me median për shpifje s’i kam praktikë
“Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj valë shpifjesh haluçinante”.
Kështu deklaron kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama për lajmet e publikuara në media për sulmin kribernetik që ka përfshirë prej disa ditësh sistemet online në vend.
Rama i bën thirrje Top Channel që të ndalë menjëherë “valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë”.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë nënvizon se gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë që ia drejton.

Prej disa ditësh, sistemet online në vend janë sulmuar nga hakerat.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.
Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.
Dje u njoftua nga Kryeminstria, se faqet online të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit tashmë janë funksionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës