Edi Paloka zbulon skenarin e protestës, ja çfarë ndodh nesër
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se grumbullimi i sa më shumë njerëzve është treguesi kryesor i një proteste të suksesshme, andaj ai bëri thirrje që qytetarët të dalin më 12 nëntor.
Sipas tij numri i personave do të vërtetojë se populli di të reagojë ndaj një qeverie që siç thash dhe pak më parë i grabit, vjedh, dhunon dhe poshtëron qytetarët.
“Nëse nuk reagojmë çdo gjë në Shqipëri do vazhdojë të shkojë keq e më keq. Duhet të dalin të protestojnë dhe të mos presin t’ju shkojnë t’i prishin shtëpinë, biznesin, mos të presin që fëmijët e tyre pa shkollë dhe pa punë të marrin rrugët e emigrimit, të dalin të protestojnë që të mos dhunohen e të mos kenë frikë se do të dalin të vriten në rrugë nga krimi apo nga policia e krimit. Ka 100 arsye pse shqiptarët duhet të protestojnë,” – u shpreh Paloka.
Deputeti garantoi se protesta do të jetë e qetë dhe pa dhunë.
“Do të jetë një protestë ku ne vërtetë do ta tregojmë forcën tonë, do ta tregojmë aty me prani dhe sigurisht dhe me aktet që do të ndërmarrim,” – sqaroi Paloka.
Ai tha gjithashtu se kjo është e para nga protesta të tjera duke qenë se një qeveri nuk mund të rrëzohet vetëm me një protestë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik