Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, avokatja: “Gledis” nuk kishte licensë si kopësht
Në emisionin “People” këtë të hënë është diskutuar lidhur me rastin e edukatores në zonën e Astirit e cila dhunoi një fëmijë 3-vjeçar, rast i cili vijon të hetohet. Edhe pse është akoma në fazën e kërkimit, edukatorja sipas burimeve, është brenda Shqipërisë.
Në studio është ngritur pyetja se institucioni “Gledis” ishte vërtet një institucion arsimor apo një qendër ditore?
E ftuar në Euronews Albania ishte avokatja Eranda Gjonaj, e cila tha se “Gledis” nuk e kishte një license specifike si kopësht.
“Nuk është institucion arsimor, nuk ka një licensë për kopësht sepse duhet një e tillë specifike për kopësht. Të vetmen licencë që ka është ajo për shërbime komunitare.
Ka një ligj specifik që rregullon shërbimet komunitare dhe ligje specifike që rregullojnë licensimin e insititucioneve të arsimit që kanë ndryshime të mëdha. Ndryshimi nis që tek stafi që përzgjidhet. Për kopësht kërkohet një certifikim i personelit që duhet të ketë një drejtues didaktik, i çertifikuar me kontratë dhe me kohë të plotë”, tha Gjonaj.
Gjithashtu avokatja shton se nëse kemi të bëjmë me një kopësht, është detyra e specialistëve të Ministrisë së Arsimit të bëjnë një inpektim të përgjithshëm.
“Janë dhe disa gjëra teknike nëse duhet të hapet një kopësht. Kjo ka të bëjë me inspektimin nga ana e Ministrisë së Asimit, të shikohet ambienti, kushtet dhe të ketë një listë specifike të të gjithë të punësuarve të cilët duhet të jenë të arsimuar dhe edukatorë”, ka thënë Eranda Gjonaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona