Egnatia, tjetër miqësore në Itali! Rrogozhinasit do të përballen me Napolin

20 Korrik 2024 | 15:10

Skuadrat shqiptare gjithnjë e më tepër po njihen me futbollin evropian, gjë të cilën më parë e kanë pasur thuajse të pamundur për të arrirë. Në verën e shkuar ishte Egnatia që zhvilloi një miqësore me Interin, e po ashtu ekipi i Partizanit që luajti ndaj Romës. Këtë herë, rrogozhinasit do të zhvillojnë një tjetër përballje që mund të konsiderohet luksi, e bëhet fjalë për Napolin. Kampionët e Italisë të 2 sezoneve më parë do të luajnë ndaj Egnatias më 28 korrik.

Pasi arritën të triumfojnë në kupë e kampionat, duke fituar një dopietë trofesh, Egnatia synon të ngrejë edhe më lart emrin në arenën ndërkombëtare, ndërsa rruga e zgjedhur është nëpërmjet miqësoreve. Ky është një marketing i madh për ekipet shqiptare, por më tepër për futbollistët të cilët do të jenë nën vëzhgimin e skautëve.

Më 13 gusht, Egnatia mposhtej nga Interi në shifrat 4-2, me golat e shënuar nga i ndjeri Dwamena dhe Fernando Medeiros. Kujtojmë se pak ditë më parë u eliminuan nga Champions League nga skuadrat boshnjake e Borac Banja Luka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026