Ekonomistja: 50% e popullsisë shqiptare, në limitin e varfërisë
Ekonomistja Zana Guxholli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se 50% e popullit shqiptar është në limitin e varfërisë.
Ajo sqaroi se kur me zor ja dalin personat që kanë të ardhura të mesme, që konsiderohen të mira, ata që janë me pension apo ndihmë sociale kanë shumëfish vështirësi. Ekonomistja shtoi se sot nuk bëhet më fjalë për të kursyer, por thjesht për t’ia dalë me shpenzimet.
“Një ndryshim i vogël e rrëzon menjëherë në varfëri atë 50% që ne themi se është në limit dhe rrogat që quhen të qëndrueshme, rroga minimale 30 mijë lekë të reja përsëri është tejet e pamjaftueshme,” – u shpreh Guxholli.
Sipas saj nuk është për t’u habitur që studimi i Komisionit Europian ka dalë në përfundimin se 70% e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:36 Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
- 15:22 Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
- 15:12 Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert