Ekskluzive/ Anëtarësimi i RMV-së në BE, Eurodeputeti Schieder thirrje Evropës të kthejë sytë nga Ballkani

18 Janar 2020 | 14:40

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut Andreas Schieder, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania vlerëson se Evropa nuk i ka kushtuar vëmendjen e merituar Ballkanit gjatë viteve të fundit, dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë. Schieder thotë se edhe Ballkani është Evropë dhe duhet të jetë në vendin e merituar.

 “Mendoj se politika evropiane gjatë periudhës së fundit nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme Ballkanit. Është e domosdoshme që të kuptohet se Ballkani është pjesë e Unionit Evropian, se qytetarët e Ballkanit janë qytetarë evropianë, prandaj edhe duhet të përshpejtojmë negociatat, sigurisht secili shtet me meritat e tij, por edhe për të përfituar dhe për të nderuar reformat që janë ndërmarrë tashmë”-u shpreh Andreas Schieder, Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Eurodeputeti vlerëson se metodologjia e re e Francës për anëtarë të rinj nuk do  jetë problem për Maqedoninë e Veriut, pasi do jetë vetëm diçka teknike, në krahasim me reformat që deri më tani i ka ndërmarrë shteti dhe se përsëri do jetë në favor të nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

“Do të shohim në fund se cili do të jetë epilogu i negociatave, por presidenti francez ka të drejtë se rregullat e deritanishme nuk janë të përshtatshme, prandaj do të ishte mirë të bënim kushte të reja. Këto reforma duheshin bërë.

Duheshin miratuar edhe nga Parlamenti, dhe nga populli, prandaj në fund të fundit mendoj se mund të ndryshojmë vetëm diçka teknike me metodologjinë e re, por që përsëri do të jetë në favor të nisjes së negociatave për anëtarësim”-shtoi z.Schieder.

Schieder komentoi edhe retorikën parazgjedhore dhe ndasitë e mëdha mes partive politike. Eurodeputeti bëri thirrje për të gjithë partitë që të mbështesin procesin e reformave që hapin rrugën drejt BE-së, pasi kjo është ajo që dëshirojnë dhe meritojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026