Ekskluzive/ Bugajski: Trump nuk do ta blejë Grenlandën, Kanadasë po i bën presion
Politologu dhe analisti i mirënjohur, Janusz Bugajski, foli ekskluzivisht për Balkan Talks në Euronews Albania mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare.
Ai analizoi deklaratat kontraverse të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, për mundësinë e blerjes së Grenlandës dhe idenë e bashkimit të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara.
Bugajski vlerësoi se këto deklarata janë të pamundura të konkretizohen dhe shpjegoi arsyet që qëndrojnë pas tyre. Ai theksoi se Trump shpesh bën komente për të krijuar përshtypje dhe se kjo është pjesë e stilit të tij politik.
“Trump shpesh thotë gjëra për të bërë përshtypje dhe shpesh përsërit gjëra që i ka dëgjuar. Kjo është politika e tij,” tha ai.
“Ai është një figurë që mendon se mund të bëjë marrëveshje, transaksione dhe kompromise, dhe ka një mënyrë shumë të paparashikueshme për të vepruar. Po ashtu, ai ofendohet shpejt dhe e sheh politikën e jashtme si një çështje personale.”
Sa i përket Grenlandës, Bugajski vlerëson se Trump mund të ketë ndërmend ta afrojë ishullin me NATO-n për shkak të rritjes së aktivitetit të Rusisë dhe Kinës në Arktik, duke përfshirë eksplorimin e burimeve minerale dhe natyrore.
“Mendoj se Trump synon të rrisë praninë ushtarake në Grenlandë dhe ta afrojë më shumë me NATO-n. Blerja e Grenlandës është një ide ekstreme dhe nuk ka shumë mundësi që të ndodhë,” shpjegoi ai.
Në lidhje me Kanadanë, Bugajski e quajti të pamundur bashkimin e këtij shteti me SHBA-në.
“Nuk ka mundësi që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve, sepse kjo do të çonte në një mazhorancë të demokratëve në Kongres, një gjë që as republikanët nuk e duan,” shtoi ai.
Më tej, Bugajski shpjegoi se Trump mund të jetë duke i bërë presion Kanadasë në disa fusha, si tregtia dhe shpenzimet për mbrojtjen.
“Trump po i ushtron presion Kanadasë, veçanërisht përsa i përket shpenzimeve të saj për ushtrinë, pasi Kanadaja investon vetëm 2% të buxhetit të saj për NATO-n,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie