Ekskluzive/ De Biasi: Ndeshja me Andorran vendimtare, fitorja në Serbi historike
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili na udhëhoqi deri në Euro 2016 në Francë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, në prag të ndeshjes Andorra-Shqipëri.
Ai tha se sfida e sotme është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk duhet marrë lehtë, sepse mund të vendosë nëse do të arrijmë në play-off.
“Sonte na pret një ndeshje vendimtare, dhe me shumë gjasa Shqipëria do të jetë e dyta në grup, për t’u fokusuar pastaj tek ndeshja ndaj Anglisë, që nëse përfundohet me fitore, do të ishte një festë për të gjithë. Është kënaqësi të jem këtu. Ky është një moment feste që më rikthen në Shqipëri dhe më kujton kohën që kalova këtu,” tha De Biasi.
Në lidhje me trajnerin Sylvinho, De Biasi tha ai ka bërë punën shumë mirë deri tani.
“Nuk besoj se do të kishte nevojë për këshilla nga ana ime për Botërorin. Kombëtarja ka bërë atë që duhej dhe ishte jashtëzakonshme fitorja në Serbi, që i bëri të lumtur të gjithë shqiptarët në botë. Sylvinho ka arritur shumë, edhe pse ndoshta nuk ka bërë ndeshje të mrekullueshme, por jemi këtu ku jemi”, tha ai.
Sa i përket Anglisë, De Biasi tha: “Anglia është shumë më e fortë se Serbia dhe nuk besoj se mund të ketë surpriza. Por shpresoj që Shqipëria të fitojë me Andorran, ashtu si Anglia me Serbinë.”
Në lidhje me rezultatin, ai shprehu optimizëm: “Shqipëria mund të fitojë 2-0 ndaj Andorrës, ndërsa Anglia 2-0 kundër Serbisë.”
Ai përfundoi intervistën me një përshëndetje të ngrohtë: “Ciao, Forca Albania, përgjithmonë!”
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein