Publikohet formacioni zyrtar, si do të luaj Shqipëria kundër Andorrës

13 Nëntor 2025 | 19:20

Kombëtarja kërkon fitoren që do t’i hapte rrugën drejt play-off-it të Botërorit 2026, në transfertën kundër Andorrës.

Trajneri Sylvinho ka konfirmuar 11-shen e tij, duke bërë vetëm një ndryshim në sulm krahasuar me duelin ndaj Serbisë.

Në portë do të startojë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.

Në mesfushë do të luajnë Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, ku do të mbështesin Rey Manajn në qendër.

Takimi do të drejtohet nga gjyqtari rumun Horațiu Feșni, i cili do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa gjyqtari i katërt është Rares Vidican.

VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie ndërsa ndeshja nis në orën 20:45.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Hoxha, Manaj
Trajner: Sylvinho

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026