Ekskluzive/ Rrëfehet motra e Hutrës: Ish-gruaja s’e linte rehat, të hapen telefonat
Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë tha në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania se shkak i vrasjeve në shtëpinë e ish-bashkëjetueses është fëmija që ajo lindi pak muaj me parë.
Ajo tha e i vëllai, pasi kishte dalë nga burgu për dhunë në familje i kishte rrëfyer se ish-gruaja nuk e linte rehat me mesazhe dhe telefonata ku i kërkonte të takonte fëmijën, për të cilën ai dyshonte se nuk ishte i tij.
Sipas saj duhet të kontrollohen të gjitha komunikimet telefonike mes të vëllait dhe ish-bashkëjetueses së tij për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
“Lajmin e mësova nga vajza, më mori nga Greqia dhe tha hap TV se daja ka bërë namin, ka shkrirë një familje. Vëllai ka pasur dy javë që ka dalë nga burgu. Ka ardhur me ka takuar në Kukës. Nuk dyshonim kurrë se do ta bënte këtë. Vetëm më ka thënë, motër nuk po më lë rehat, më ka lexuar mesazhet që i ka shkruar ish-gruaja. Nuk po më lë të jetoj jetën. Më thotë hajde tako fëmijën, nuk më lë ta takoj, i kam kërkuar të bëjë test, nuk e bën”, tha motra e Dan Hutrës.
Mesditën e 1 marsit 40-vjeçari Dan Hutra vrau me armë zjarri motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti. Gjithashtu plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, nënën e saj
Në vitin 2007 Dan Hutra vrau ish-gruan e tij të parë, shtetasen Dafina Havalja, krim për të cilin kreu 14 vjet burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro