English

Eksperti Daci: Në Tiranë kostoja e ujit është 10-fish më shumë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për ato njësi që përfshihen në ndërmarrjen rajonale të Durrësit ku bëjnë pjesë bashki të tilla si Durrësi, Shijaku, Kruja, Rrogozhina e Kavaja.

- Advertisement -

Në disa raste tarifa për familjarët është lënë e pandryshuar e në të tjera ajo është rritur në varësi të bashkisë dhe të hapësirave që duket se është parë e arsyeshme pas aplikimit që është bërë nga ujësjellësi. Vendimi hyn në fuqi më datë 15.6.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026.

Bilbi Daci, studiues për pastrimin dhe furnizimin me ujë tha në emisionin GoodMorning Albanains në Euronews Albania se kostoja e ujit në Tiranë është 10-fish më shumë se në qytetet e tjera.

“Nga të dhënat e 2008, çmimi i ujit të përpunuar që vjen nga Bovilla është 8 lekë për metër kub që ka koston më të lartë të prodhimi të ujit në Shqipëri. Mesatarja e kostos së prodhimit të ujit është 6 lekë për metër kub kurse çmimin në Tiranë e kemi 65 lekë për metër kub, që është 10 fish më shumë. Që nga 2008 pagat janë minimale, euro ka rënë, pasi me euro blihen materialet, çmimi nuk ka rënë për të, është rritur shumëfish, është kosto abuzive”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?