Eksperti i IT: Çfarë ndodh nëse shqiptarët tërheqin të gjitha paratë nga bankat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i IT, Said Duleviç deklaroi se ndër skenarët që mund të ndodhin nëse bankat e nivelit të dytë do të kalojnë në platformën qeveritare, e-Albania, është ajo e ekspozimit të ndonjë të dhëne, apo qoftë edhe një hakerim i vogël.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Duleviç nënvizoi se kjo do të sillte frikë te qytetarët dhe mund t’i detyronte që të shkonin në bankë dhe të tërhiqnin paratë.

Sipas tij, kjo do të shkaktonte një kaos të plotë.

- Advertisement -

“Pikëpyetja ime, është frika që kanë qytetarët, sepse në rastin më të keq, ose në skenarin mund të keq, mund të ekspozohet një e dhënë, mund të ndodhë një hakerim i vogël, frika e qytetarëve do jetë e madhe. Kam frikën që do shkojnë dhe do tërheqin paratë nëpër banka dhe ne e dimë shumë mirë që, kur të gjithë shkojnë të tërheqin paratë e tyre, kalohet në kolaps. Uroj që kjo mos të ndodhë.

Mendoj që kjo ka qenë që në maj si kërkesë. Madje, një javë para se të bëhej hakerimi, unë e kam bërë një transaksion për pagesën e fiskalizimit, ku vendosa të dhënat e bankës. U bë transaksioni, ku unë arrita që të bëj pagesën e faturës. Mendoj që funksionoi. Problemi që ndodhi me hakerimin, si duket i vuri në pauzë të gjitha  bisedimet dhe mendoj që do risillet sërish me vitin që vjen”, theksoi ai.

Në fillim të vitit që vjen bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit e-Albania dhe platformave bankare të internet banking. Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania direkt nëpërmjet llogarive bankare.

Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet faqes apo aplikacionit të bankës. Ky filtër sigurie tenton të parandalojë ekspozimin e të dhënave të llogarive bankare ndaj rreziqeve të sigurisë që mund të vijnë nga sulmet kibernetike.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

KFOR thirrje protestuesve: Shmangni dhunën

Ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale-Lindje nga Kompania Italiane, kanë qëndruar në Leposaviç, gjatë gjithë javës, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët atje. Ata...

EMRAT| Kush është 24-vjeçari që mbyti nënën në Përmet?

Mbrëmjen e kësaj të shtune në Përmet, Albi Muhollari ka mbytur nënën e tij, Zeniate Muhollari. Autori i ngjarjes së rëndë, sipas informacioneve paraprake nga...

E trishtë| Rrëzohet në trotuar, ndërron jetë gruaja në Kavajë

Një 83-vjeçare nga Polanda ka humbur jetën pasi është rrëzuar në trotuar. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të një hoteli te Mali...

TË FUNDIT

Ish-prokurori për arrestimin e zyrtares: Raportuan te Rama që po kapim njeriun tuaj

Ish-prokurori Eugen Beci komentoi për “Review” në Euronews Albania arrestimin e sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe punonjëses Laura Sheto. Sipas...

Avokati: Cili është fati i keq i Saimir Tahirit për të marrë pafajësinë

Avokati Jordan Daci komentoi nga studio e emisionit “Revieew” në Euronews Albania, mundësitë që ish-ministri i Brenshëm Saimir Tahiri të fitojë pafajësinë në Gjykatën...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×