Eksperti i sigurisë: Mes emigrantëve që do vijnë mund të ketë anëtarë të ISIS
Eksperti i sigurisë Ermir Gjinishi tha në “Now me Erla Mëhillin”, se ardhja e emigrantëve nga Afrika mund të sjellë me vete edhe eksponentë të rrezikshëm siç ka ndodhur në vendet e tjera.
Ai tha se shumë anëtarë të ISIS po kamuflohen me këta lloj emigrantësh për t’u shpërndarë nëpër botë dhe shtoi se nuk është kundër bashkëpunimit me partnerët, por kjo duhet të bëhet brena kapaciteteve.
“MEK-u na lëshoi gjithë sistemin e sigurisë në tokë. Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit me partnerët, por brenda kapaciteteve. Në Lampadusa vetëm këtë vit janë kapur 50 eksponentë të ISIS-it, që ishin të infiltruar brenda. Ku do shkojnë ata? Se po zhbëhen në Irak dhe në Siri? Ata do përhapen në botë. Mos harroni se emigracioni është kamuflimi më i mirë për këta njerëz. Ne nuk jemi fare të mbrojtur në këtë pjesë. Kjo historia që kemi disa policë që ruajnë kampin, është histori boshe”,-tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve