Eksperti Ibishi: Në UNMIK ka rusë, kërkesë që fletarresti të injorohet
Ditëve të fundit, është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi për mediat vendase se janë informuar zyrtarisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti.
Nuredin Ibishi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se në UNMIK ka elementë të ndryshim, përfshirë rusë, kinezë e bjellorusë që sipas tij i shërbejnë Serbisë.
Sipas tij zyrtarët duhet të jenë të kujdesshëm nëse ky njoftim shkon prej zyrës sonë apo prej Interpolit shqiptar.
Mës tej ai nënvizoi se duhet të dërgohet një kërkesë që ky urdhërarrest të injorohet.
“Në UNMIK ka elementë të ndryshëm, ka rusë, ka kinezë e bjellorusë që janë argatë të Serbisë. Duhet të dërgohet një kërkesë jo vetëm prej Interpolit të Kosovës që kjo urdhëresë për fletëarrest të injorohet pasi është pa baza dhe çështja tjetër është që të mos e përkrahin vendet demokratike. Ca zyrtarë duhet të jenë të kujdesshëm nëse ky njoftim shkon prej zyrës sonë apo prej Interpolit shqiptar. Është e domosdoshme një kërkesë për injorim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë