Eksperti Shuperka: 9 nga 10 të sëmurë me kancer mushkërie janë duhanpirës
31 maji është Dita Botërore kundër duhanit. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.
Normat e larta të pirjes së duhanit paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe kontribuojnë në sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e frymëmarrjes dhe komplikime të tjera shëndetësore. Për më tepër, pirja e duhanit ka implikime ekonomike, të tilla si rritja e kostove të kujdesit shëndetësor dhe reduktimi i produktivitetit, duke rënduar njerëzit, familjet dhe shoqërinë.
Eksperti i shëndetit publik Roland Shuperka tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se 9 nga 10 të sëmurë me kancer mushkërie janë duhanpirës
“Sa i përket lënies së duhanit, Shqipëria dhe Ministria e Drejtësisë është më e përparuar, trajnohen në mënyrë të vazhdueshme mjekët e familjes si të ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin, janë praktika të OBSH. Në asnjë vend të BE për lënien e duhanit nuk shkon njëri te toksikologu, shkon te mjeku i familjes që kanë trajnime të vazhdueshme. 80 për qind e duhanpirësve deklarojë se produktet e reja të duhanit janë të dëmshme ose më të dëmshme se duhani me djegie. Ka një mendim të gabuar, se nikotina nuk shkakton kancer, kanceri i mushkërive shkaktohet nga katrani, në 10 të sëmurë me kancer mushkërie janë duhanpirës”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë