Ekspertja: Në fasoneri punojnë më shumë gra të dhunuara
Kompanitë fasone po mbyllin aktivitetin në vend. Humbjet e vazhdueshme po i detyrojnë të zhvendosen në vende të tjera, ndërsa lënë pas qindra punonjës në asistencë.
Kriza e zgjatur që buroi nga zhvlerësimi i euros, po detyron kompanitë fasone në vend të marrin vendime drastike.
Kumrie Zika eksperte punësimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mbyllja e fasonerive po penalizon më shumë gratë.
Ajo tha se gratë që do të dalin të papuna nga këto fasoneri do ta kenë shumë të vështirë të integrohen diku tjetër në tregun e punës pasi janë kryesisht gra me probleme të theksuara sociale, të dhunuara apo me bashkëshortët në emigracion.
“Kjo kategori është formuar në atë industri prej 15 vjetësh dhe mund të mbeten pa punë se është faktori moshë e shumë të tjera. Kur kam folur me një grua në verë më ka thënë a mund ta marr burrin të punoj nwse nuk më lejon të punoj sanitare në një hotel të Sarandës. Të mos harrojmë se pjesa e kësaj industrie ka kryesisht zonja që vijnë nga familje ose me burra të emigruar ose të dhunuara, kanë shumë probleme ekonomike, sociale dhe shumë të tjera”, tha ekspertja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve