Eksporti i prodhimeve bujqësore shqiptare në Itali, Krifca takim me Lollobrigida
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë vizitës zyrtare në Romë, u prit në takim nga ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit, Francesco Lollobrigida me të cilin diskutuan mundësinë e rritjes së prezencës së produkteve shqiptare në tregun italian.
Mësohet se fokusi i bisedës tyre ishte lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime.
“Takimi mes dy ministrave solli në diskutim dhe rritjen e potencialit të bashkëpunimit për ullirin, një kulturë që ka mjaft zhvillim në vendin tonë vitet e fundit shoqëruar me prodhim të mbarë dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese për vajin e ullirit. Ministri italian Francesco Lollobrigida theksoi se Italia ka nevojë për tregje ku të blejë ullirin dhe vajin e përpunuar dhe prodhimi shqiptar i plotëson kërkesat e kompanive italiane”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Krifca mësohet se ka kërkuar dhe afrimin e ekspertizës teknologjike italiane për përpunimin cilësor për prodhuesit vendas në një kulturë prodhimi shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
Takimi vjen pas bisedimeve pozitive mes kryeministrit Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart