Rama i përkulet kryeministrit të Luksemburgut, analisti: Mesazh ndaj BE-së
Analisti Alban Daci mendon se kryeministri Edi Rama ka dashur t’i japë një mesazh Bashkimit Evropian, me veprimin e tij duke u përkulur para kryeministrit të Luksemburgut, teksa e priste para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se Rama donte të tregonte se megjithëse dy shtete të vogla, forca dhe kontributi që Shqipëria dhe Luksemburgu mund të japin në BE, është i njëjtë dhe i barabartë përballë fuqive të rëndësishme të unionit.
“Edi Rama është një njeri i cili e njeh mirë komunikimin politik, madje unë kam thënë që ka bërë revolucion të komunikimit politik në Ballkan dhe në politikën shqiptare. Rama mendoj që në çdo rast tregon mesazhe dhe mesazhet i ka gjithmonë kundrejt liderëve të Bashkimit Evropian. Nuk mendoj që Rama është ulur për ta respektuar, në kuptimin që ai ishte kryeministri i Luksemburgut, por duhet të shkojmë më tej.
Luksemburgu dhe Shqipëria kanë dy gjëra të përbashkëta, vende evropiane dhe vende të vogla. Çfarë donte të tregonte Rama? Mendoj se donte të tregonte se pavarësisht se ne jemi të vegjël, forca dhe kontributi që ne mund të japim në BE përballë fuqive të rëndësishme, është i njëjtë dhe i barabartë. Pra, ne jemi të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm, pavarësisht se jemi të vegjël”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL