Ekstradime nga Italia dhe Gjermania, në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar

15 Shtator 2025 | 09:09

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të saj në Itali dhe Gjermani, janë finalizuar procedurat e ekstradimit në Shqipëri të dy shtetasve shqiptarë të kërkuar nga drejtësia.

Nga Italia u ekstradua një 29-vjeçar, i akuzuar nga GJKKO për ndihmë në emigrim të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Kanadasë.
Shtetasi A. L., lindur në Dibër, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim gjatë viteve 2022–2024.

Dy personat e esktraduar janë shtetasi Amarildo Luca dhe shtetasi Francesko Berisha.

Nga Gjermania u ekstradua një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje në kryeqytet.
F. B., lindur në Tiranë, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj të tjerë në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.

Të dy shtetasit tashmë ndodhen në Shqipëri, ku do të përballen me drejtësinë për veprat penale për të cilat janë akuzuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026