‘Ekstremist fetar i palarë’, Xheni Karaj përplaset me imamin Curri
Imami Ilir Curri debatoi sot gjatë një interviste në Euronews Albania me Xheni Karajn për filmin “ Strange World”, në të cilin promovohen edhe homoseksualë.
Karaj u shpreh se përfshirja e personazheve homoseksualë në filma i ndihmon fëmijët LGBT që të përfaqësohen.
“Unë nuk mendoj që një skenë e tillë ose trajtimi i një tematike të tillë mund të bëjë fëmijët gay apo mund t’u ndryshojë seksualitetin. Filma të tillë krijohen nga gjigandët e kinematografisë. Një nga arsyet është fakti që fëmijët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, siç është bullizmi jo vetëm ndaj komunitetit LGBTI. Përfshirja e personazheve LGBT i ndihmon fëmijët LGBT që të përfaqësohen, të pranojnë veten e tyre”, u shpreh ajo.
Kjo deklaratë e saj u kundërshtua nga Curri, i cili nënvizoi se agjendja LGBTI nuk siguron vazhdimësinë e familjes.
“Ruajtja e familjes është një amanet i madh nga Zoti i botëve. Agjenda LGBTI nuk e siguron vazhdimësinë e familjes”, u shpreh ai.
Menjëherë ndërhyri Karaj e cila nuk pranoi të vazhdonte bisedën dhe u largua nga linja telefonike.
“Mos më nxirrni dikë që flet për Allahun, këta ekstremistët fetarë, që flasin me gjuhën e vrasjes dhe të urrejtjes. Unë me mjekrosh të palarë që nuk dinë të respektojnë të drejtat e njeriut unë nuk flas”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin