Emigrantët rikthehen për Karnavalet e Nartës, tre ditë festime në Vlorë
“Karnavalet e Nartës, një traditë e lashtë pagane, po festohen edhe këtë vit.
Pas Pashkës Ortodokse, festa sjell gjallëri në fshatin Nartë të Vlorës, ku karakteristike janë kostumet e ngjashme me ato të kohës antike.
Banorët e fshatit për tri ditë rresht këndojnë dhe kërcejnë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Banorët thonë se ky festim është një traditë që e mbajnë gjallë prej dekadash, duke e trashëguar brez pas brezi.
“Karnavalet e Nartës”, festa pagane zgjat tre ditë, emigrantët kthehen në atdhe pic.twitter.com/MefU6ZsTF2
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 23, 2025
Një kënaqësi e madhe për ta është rikthimi i emigrantëve, të cilët vijnë për të festuar me familjet e tyre dhe për të sjellë gjallëri në fshat. Të rinjtë, veçanërisht, kontribuojnë në atmosferën festive.
Ata gjithashtu tregojnë simbolikën e kësaj feste të hershme.
“Kjo traditë ka qenë që në kohën e baballarëve tanë. Tani e festojnë djemtë tanë. Është një Pashkë që e feston gjithë fshati. Festa mbahej që para se të prisheshin kishat, simbolizon traditën e fshatit”, thotë një nga të pranishmit.
“Është një festë e lashtë, e bënin të parët tanë. Zgjat tre ditë. Ndihemi shumë mirë, kam që i vogël që e festoj. Kam qenë 3 vjeç kur kam filluar. Kjo është një veshje ekstravagante, vishemi çdo ditë ndryshe. Më pëlqen pjesa që bëhet qejf, ka harmoni, mund të bësh çfarë të duash. Këtë vit ka shumë njerëz, janë rikthyer edhe gocat”, thotë një djalë.
“Ka që nga gjyshërit e stërgjyshërit. Nuk mbahet mend që kur është krijuar fshati”, thotë një pjesëmarrës tjetër.
“Jemi të gëzuar, sepse na kanë ardhur fëmijët. Kanë vite që vijnë e ikin, vijnë e ikin…”, thotë një zotëri.

Me dhjetëra banorë të Nartës, të emigruar në Greqi, Gjermani dhe Zvicër, janë rikthyer këtë vit në fshatin e Vlorës për të kaluar Pashkët dhe për të festuar Karnavalet.
Karnavalet e këtij viti shënuan një pjesëmarrje rekord dhe janë konsideruar si një nga edicionet më të suksesshme të viteve të fundit.
Me shumë mundësi, ato do të kthehen në një atraksion të rëndësishëm edhe për turistët, të cilët kërkojnë të përjetojnë nga afër kulturën autentike shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)