Emrat| Operacion anti-drogë në Korçë, arrestohen 7 persona
Policia e Korçës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit antidrogë të koduar “Break”. Ky operacion kishte si qëllim shkatërrimin e një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate në qarkun Korçë.
Gjatë kësaj faze, autoritetet arrestuan 7 persona, përfshirë një organizator të grupit, dhe shpallën në kërkim një shtetas të tjerë. Gjithashtu, 6 individë u proceduan në gjendje të lirë.
Të arrestuarit janë:
- Besmir Gjezar
- Erdis Hysi
- Kristi Dule
- Adi Manoku
- Mateo Jahollari
- Marjus Lako
- Stiljan Lako
Policia gjithashtu identifikoi një shtetas tjetër, aktualisht i ndaluar në Itali, si bashkorganizator të grupit.
“Po ashtu, u shpall në kërkim P. H., 34 vjeç, me të njëjtën masë sigurie për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjykata e Korçës caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për K. B., 34 vjeç, që aktualisht ndodhet i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë aksionit, u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike, përfshirë kokainë dhe cannabis sativa, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë fituar nga shitja e lëndëve narkotike. Aksioni përfshiu gjithashtu sekuestrimin e një peshoje elektronike, 3 automjeteve dhe 9 celularëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut