EMRAT| Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në një lokal në Tiranë, 4 të arrestuar

31 Gusht 2025 | 10:36

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të cilët u kapën në flagrancë në një lokal me një pako me lëndë narkotike kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar “Twins” u vunë në pranga shtetasit Armet Latifaj, 25 vjeç; Gëzim Pashaj, 30 vjeç; Petros Koronoias, 18 vjeç dhe Jastin Zaimi, 18 vjeç.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit Petros Koronoias dhe Jastin Zaimi, shtetas grekë, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur.

Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë”, bëri me dije policia.

Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të...
18:07 | 13/07/2026

Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës

Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet...
17:34 | 13/07/2026

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026