EMRAT| Shoku u fut për t’i ndarë, si ndodhi vrasja e 19-vjeçarit. Kush është autori

11 Mars 2024 | 14:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit mesditën e kësaj të hëne.

Një i ri 19-vjeçar është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërkohë që nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një 20 vjeçar. Policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, 18-vjeçarin Florjan Muka.

Ndërkohë që Grei Bihuci është 19-vjecari që ka mbetur viktimë e sherrit.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur fillimisht në rrjetet sociale për të degraduar më pas në përplasje fizike, deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Gjatë përleshjes, është futur për t’i ndarë edhe një 20 vjecar i cili ka marrë plagë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” dhe studionte për Teknologji Informacioni, ndrësa prej vitesh stërvitej në futboll me moshat e skuadrës së Apolonisë.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi edhe viktima njihej si person i dashur në qytet për shkak të punës që bënte pasdite në një lokal si kamarier.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026