EMRI| Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë
20 Dhjetor 2025 |
11:05
Është arrestuar në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.
Policia bëri me dije se në bashkëpunim me autoritetet policore serbe u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, Rinesa Raci, 23 vjeçe.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak