EMRI| Ndalon në rrugë të miturën dhe tenton ta përdhunojë, arrestohet 21-vjeçari

26 Maj 2023 | 16:16

Një 21-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një 16-vjeçare.

Enea Duro është hasur rastësisht ditën e djeshme me vajzën në fshatin Podgorie, aty ku të dy janë banues dhe ka bërë veprime të turpshme përkundrejt të miturës duke e prekur në zona intime.

Ka qenë vajza që ka treguar te familja e saj ngjarjen dhe menjëherë janë drejtuar në komisariat për të bërë denoncim. Nga burimet e policisë konfirmohet fakti se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin që mund ta kenë mbajtur të fshehtë, por ka qenë ngacmim nga ana e Enea Duros.

Dyshohet që autori të ketë probleme me shëndetin mendor ndonëse nuk figuron me kartelë apo dokumenta që e konfirmojnë këtë fakt. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Siguria rrugore, Hita: Ka mbaruar koha e “gjuetisë” së gjobave, kemi hyrë në epokën e monitorimit inteligjent

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ishte i pranishëm këtë të premte në aktivitetin e organizuar në kryeqytet, në sheshin “Nënë Tereza”,...
10:29 | 19/06/2026

Vlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkura anash rrugës së Plazhit të Vjetër

Disa granata të ndryshkura dhe dy armë të mbuluara me rroba janë konstatuar në anën e rrugës së plazhit të vjetër në Vlorë. Në zonën...
10:21 | 19/06/2026

Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte bëri të ditur se qeveria vendosi të ndërpresë Bordin e Transparencës...
09:51 | 19/06/2026