Emri| Vritet me armë shqiptari në Belgjikë, plagoset rëndë kushëriri i tij 19-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, Belgjikë, ku pas një konflikti të ashpër për një vend parkimi mbeti i vdekur një 43-vjeçar shqiptar.
Sipas burimeve për mediat e huaja, emigranti 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i identifikuar si Shpëtim Ayvazi, raportohet nga mediat në Belgjikë se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij 61-vjeçar me origjinë italiane, Renato F.
Gjithashtu mësohet se mbeti i plagosur dhe ndodhet në rrezik për jetën edhe kushëriri 19-vjeçar i shqiptarit.
Autori synoi me plumba njëkohësisht gruan e viktimës dhe djalin e saj 15-vjeçar, të cilët fatmirësisht arritën të shpëtonin.
Shkak i ngjarjes së rëndë u bënë grindjet e përsëritura dhe përplasjet për vendparkimin e furgonit të viktimës. Ayvazi mori një plumb vdekjeprurës në kokë, teksa i dyshuari e qëlloi nga trotuari i rrugës, poshtë banesës, kur 43-vjeçari po parkonte furgonin.
Vendi ku ndodhi krimi
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit.
Policia belge arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar pas krimit, i cili rezulton të ketë qenë banor i zonës.
Po ashtu bëhet e ditur se viktima punonte si murator në ndërtim, cilësohej si person i qetë, kurse i dyshuari ishte i divorcuar dhe punonte si hidraulik. Ai jetonte i vetëm, në apartamentin ngjitur me 43-vjeçarin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes