Energjia diellore kalon për herë të parë qymyrin në Europë

14 Prill 2025 | 16:16

Në vitin 2024, dielli gjeneroi 11% të energjisë elektrike të BE-së, duke kapërcyer qymyrin i cili për herë të parë ra nën 10%. Sipas raportit vjetor të EMBER, prodhimi i energjisë nga gjenerimi i lëndëve fosile ra në nivelin më të ulët historik për të pestin vit radhazi.

Politika për mbrojtjen e klimës dhe objektivat që ka vendosur Bashkimi Europian i  kanë dhënë hov investimeve tek energjia e rinovueshme, ku energjia që sigurohet nga dielli ka pasur rritje të konsiderueshme edhe në vende të tjera përtej unionit, përfshi edhe Shqipërinë.

Studimi i publikuar nga grupi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi se 69 miliardë euro janë shmangur nga kostot e importit të karburanteve fosile, për shkak të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

Në raport thuhet energjia diellore mbeti burimi i energjisë me rritje më të shpejtë në BE në vitin 2024, ndërsa energjia e erës burimi i dytë më i madh, mbi gazin dhe energjinë bërthamore.

Megjithatë, nevojitet një përshpejtim deri në vitin 2030, për të arritur objektivin 27% të prodhimit të energjisë nga dielli, i cili përveç reduktimit të ndotjes, do të ulë kostot e energjisë për të gjithë konsumatorët.

Në vitin 2024, raporti mes energjisë së pastër dhe energjisë që u prodhua nga gazi, fosilet dhe centralet bërthamore ishte 47% me 53%, çka me ritmet e tranzicionit, ky raport mund të përmbyset brenda 2 viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026