Erion Isai: Ka rritje të turistëve të huaj në Kolonjë, por ende larg pritshmërive
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai thotë se ka pasur rritje të numrit të turistëve të huaj në këtë qytet, por theksoi se shifrat janë ende larg pritshmërive.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Isai u shpreh se prej disa muajsh, kapacitetet hoteliere në Kolonjë janë të ezauruara.
Isai përmendi dhe investimet në disa akse rrugore si Korçë-Ersekë dhe Korçë-Leskovik, të cilat sipas tij, do të ndikojnë në rritjen e turizmit në Kolonjë.
“Unë jam i lumtur që kemi marrë një rezultat të tillë, ende larg pritshmërisë dhe asaj që Kolonja meriton. Padyshim që investimet janë kryesore që kthejnë vëmendjen, por ende larg asaj që duhet. Ne i kemi prej disa muajsh kapacitetet plot, por ende larg numrit të nevojshëm për ta ndjerë agroturizmin dhe turizimin si ekonomi kryesore të zonës.
Numri i të huajve është shumë i madh që e vizitojnë. Jam shumë i lumtur që jemi në hartën e kësaj rritjeve të turistëve. Turizmi është fokusi ynë kryesor. Ne besojmë që në fillim të tetorit do të hapim lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë dhe besoj që deri në verën e 2023-shit do të kemi vetëm 18 minuta larg Korçën. Rruga Ersekë-Leskovik do jetë brenda 1 viti e restauruar”, deklaroi kryebashkiaku Erion Isai.
LEXONI GJITHASHTU
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë