Ermonela Felaj: Ja hapat që ndiqen për heqjen e imunitetit të Berishës
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, për Euronews Albania ka shpjeguar hapat që do të ndiqen nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Ajo theksoi se kërkesa e SPAK do të vendoset e para në rendin e ditës në momentin që do të vendoset dita që do të mbahet seanca.
Sipas Felajt pasi përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve që do të mblidhet të hënën e javës tjetër, bëhet një raport i cili paraqitet në Kuvend por që nuk ka vend për diskutim.
“Ka një kohë në dispozicion. Fillon nga një ditë deri në dy javë, për t’i paraqitur raportin Kuvendit të Shqipërisë. Ky raport më parë i bëhet me dije të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Përsa i përket seancës ku do të shqyrtohet kjo kërkesë, ajo vendoset si pikë e parë e rendit të ditës së asaj seance plenare dhe deputeti ka të drejtë të shprehet dhe para gjithë Kuvendit për qëndrimin e tij ndaj kërkesës së SPAK.
Ndërkohë raporti i Këshillit të Rregullores i Mandateve dhe imuniteteve nuk bëhet objekt diskutimi. Raporti i Këshillit është orientues për ata, ndërsa deputetët vendosin për dhënien ose jo të autorizimit për votim të hapur. Më para fjala i jepet Prokurorisë së Posaçme dhe më pas operohet me pyetje, ose nga i interesuari ose nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve. Deputetët e humbasin mandatin vetëm nëse nuk vijnë për 6 muaj rrjesht në Kuvend”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres