Edvin Kulluri: Rama nuk do jetë kryeministër në 2025, Meta largohet nga Berisha
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Kulluri foli në lidhje me situatën në opozitë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në 2025 opozita do të fitojë zgjedhjet, duke shtuar se kjo e fundit do të bashkohet.
Mes tjerash ai nënvizon se do të jetë kandidat një person, por ka përjashtuar Sali Berishën që ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
“Në vitin 2025 PD do të fitojë zgjedhjet. Opozita duhet dhe do bashkohet. Do jetë një kandidat për kryeministër. Nëse pala tjetër e pranon pse mos të jetë Basha kryeministër. Unë thashë se opozita do të vijë në pushtet, do të përfshihen të gjitha palët.
Ne do bashkohemi pasi bashkimi është e vetmja zgjidhje për të fituar zgjedhjet. Nëse duan të rrinë poshtë ballkonit, le të rrinë por zgjedhjet nuk fitohen kështu. Zgjedhjet nuk fitohen as me 400 mijë dhe as me 500 mijë vota”-tha ai.
Sakaq Kulluri shtoi se në 2025 Meta do të ndahet nga aleanca me ish-kryeministrin Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht