Euro 2024| Spanja ‘nuk përmbahet’, fiton 3-0 ndaj Kroacisë dhe merr kreun e grupit

15 Qershor 2024 | 20:32

Spanja fitoi 3-0 kundër Kroacisë në ndeshjen e parë për Grupin B të Euro 2024, grup në të cilin ndodhet edhe Shqipëria.

Me këtë fitore, iberikët treguan se do të jenë pretendentë të fortë për trofeun.

Të tre golat spanjollët i shënuan në pjesën e parë me Morata, Ruiz dhe Carvajal.

Ballkanasit gabuan në pjesën e dytë një penallti me Petkovic dhe nuk treguan potencialin e Kroacisë së viteve të shkuara.

Më herët Zvicra arriti një fitore 3-1 me Hungarinë dhe Gjermania 5-1 me Skocinë.

Kujtojmë se këtë mbrëmje në 21:00 në Dortmund luhet sfida Itali – Shqipëri, ndeshje që vlen po për Grupin B.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm

Në një maratonë nuk fiton gjithmonë ai që nis më shpejt pasi një studim i ri ka zbuluar se burrat kanë shumë më tepër gjasa...
20:27 | 07/07/2026

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026