Euro 2024| Tirana vishet kuqezi, tifozët nisin festën me këngë e valle patriotike
Sot Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në stadiumin Air Albania. Edhe pse Kombëtarja tashmë e ka siguruar vendin e saj në Euro 2024, sërish kjo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe tifozë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët e Tiranës, të veshur me simbolet kombëtare.
Ata kanë nisur të këndojnë e të brohorasin në përkrahje të Kombëtares së Shqipërisë
Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla ka pyetur disa tifozë nëpër lokalet e Tiranës, se si mendojnë se do të shkoj kjo ndeshje sot.
E ndërsa të gjithë shprehen optimist se do mbyllet me fitore, një djalë i vogël nga Struga i cili mbante pankartën “Jemi gati për në Berlin”, parashikoi se ndeshja do mbyllet me 6 gola për Shqipërinë, e madje ishte i sigurt edhe për emrat e futbollistëve që do i realizonin këto gola.
“Kemi ardhur nga Struga vetëm për ndeshjen. Do bëjmë 6 gola. Asani, Bajrami, Uzuni, Ramadani, Asllani dhe Bare”,-tha djali i vogël nga Struga ndërsa nisi të këndonte edhe “Mora fjalë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë