Eurostat: Fshatrat në Shqipëri më të prekurat nga varfëria në Europë

17 Qershor 2026 | 19:15

Jetesa në fshat vazhdon të jetë shumë më e vështirë se në qytet, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se banorët e zonave rurale kanë më shumë gjasa të jetojnë në varfëri ose të përballen me përjashtim social, pasi kanë më pak mundësi punësimi, të ardhura më të ulëta dhe akses më të kufizuar në shërbime.

Në Bashkimin Evropian, rreth një në katër banorë të fshatit, ose 24.7%, ishte në rrezik varfërie ose përjashtimi social gjatë vitit 2024. Në qytete kjo përqindje është më e ulët, 20.4%, duke treguar se jeta në zonat urbane ofron më shumë mundësi ekonomike dhe sociale.

Shqipëria paraqitet në një situatë edhe më të vështirë. Sipas Eurostat, 54% e banorëve të zonave rurale në vend janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, niveli më i lartë në Evropë. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e njerëzve që jetojnë në fshat përballen me vështirësi ekonomike, mungesë të ardhurash të mjaftueshme ose kushte të vështira jetese.

Pas Shqipërisë renditen Rumania dhe Bullgaria, ndërsa vendet si Çekia, Sllovenia dhe Holanda kanë nivelet më të ulëta të varfërisë në zonat rurale.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, rreth 93.3 milionë njerëz, ose 21% e popullsisë, ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2024. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht zhvillimit ekonomik, pabarazitë mes qytetit dhe fshatit vazhdojnë të mbeten një nga sfidat më të mëdha sociale në Europë, ndërsa Shqipëria mbetet vendi më i prekur në këtë tregues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)

Të shohësh shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri nuk është më një fenomen i pazakontë. Vitet e fundit, bizneset kanë gjetur zgjidhje te punonjësit...
19:44 | 08/07/2026

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
19:31 | 08/07/2026

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026