Ezoterizmi, as fe, as Yoga! Çfarë nënkupton kjo praktikë spirituale?

15 Mars 2023 | 08:01

Alban Rado, studiues i disiplinave ezoterike, nuk është një besim, ajo nuk merret fare me fenë dhe besimet port ë ndihmon të futesh në botën tënde të brendshme.

I ftuar në “Good Morning Albania” ai ka treguar më tepër rreth disiplinave ezoterike dhe ndikimin e tyre te individi.

“Ezoterizmi është një disiplinë që merret me arkitekturën suptile njerëzorë, me askeptin e saj hyjnor. Ka një inxhinieri të brendshme dhe një fiziolofi me të cilën ajo merret dhe e ofron në formën eksperimentale. Nuk ka lidhje me besimin. Besimet janë nënprodukte mendore dhe e gjitha kjo ka një orgjinë, njerëzit kalojnë eksperienca të ndryshme. Kjo prodhon dije moral, kur eksperiencat janë shpirtërore, ato prodhojnë dogmë, dije spirituale.

Është disiplinë, yoga nuk merret fare me besimet. Të thotë bëj këto ushtrime dhe do arrish këtu, do arrish në botën e brendshme, po të flas për botën e brendshme të duhen ditë të tëra. Ai të thotë po bëre këtë teknikë, nëse do fokusohesh në një objekt për disa minuta, për disa orë do arrish këtë lloj niveli, këto pasoja të brendshme”, tha studiues i disiplinave ezoterike.

i pyetur se çfarë transformimesh të brendshme ka pasur vetë ai, Rado është përgjigjur se ai arrin ti shikojë të gjitha ngjarjet që ndodhin në botën 4 dimensionale, si të mirat edhe të këqijat, si gjëra që ndodhin pavarësisht qenësisë së tij.

“E para zhvillohet ndjesia e detachment, ti shikon të gjitha ngjarjet që ndodhin në botën 4 dimensionale., në botën tonë reale. Sepse është një realitet jashtë atje që reflektohet në botën tonë reale, se është një realitet atje jashtë që reflektohet brenda trurit tonë, se truri dhe mendja jonë janë në errësirë brenda kokës sonë. Ngjarjet që ndodhin i shikoj si gjëra që ndodhin pavarësisht meje, si të mirat dhe të këqijat”, tha për Eurnews Albania studiuesi i disiplinave ezoterikë Alban Rodo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024