Fahri Balliu: Pas vrasjes së Mehmet Shehut, Nexhmija nisi disa sulme ndaj Kadaresë
Analisti dhe botuesi Fahri Balliu është shprehur se shkrimtari i ndierë, Ismail Kadare, ka qenë mbështetës për shkrimtarët e tjerë të goditur nga regjimi komunist i kohës.
Komentet Balliu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se pas vdekjes së Mehmet Shehut, i cili ishte kryeministër në atë kohë, nisi një seri sulmesh kundër Kadaresë nga Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha, e cila sipas tij, ishte edhe dirigjenti kryesor i tyre.
Ai tregoi se Nexhmija nuk linte asnjë vepër të tij letrare pa e kontrolluar, pasi sipas tij, ajo kishte një rrjet njerëzish që merreshin me këtë gjë dhe nxirrnin teza për të sulmuar Kadarenë.
“Ismaili ka pasur shokë e miq shumë të thellë. Thanasi është një nga njerëzit e goditur drejtpërdrejtë nga regjimi në pleniumin e 4 të partisë. Ismail Kadare pikërisht për këtë shkak ishte dhe mbeti mik i Thanasit në ato rrethana. Ky ishte një nga sjelljet e tij.
Ishte dhe një poet tjetër nga Gjirokastra që përsëri ishte goditur, edhe atë Ismaili e mbështeste. Periudha pas vrasjes së Mehmet Shehut në vitet 1081, ishte e zezë dhe dirigjenti i sulmeve kundër Kadaresë ka qenë Nexhmije Hoxha dhe Enver Hoxha.
Nexhmija veçanërisht nuk linte asnjë hap letrar të tij pa e lexuar. Kishte një grup silurësh kritikësh letrarë që ngiheshin dhe nxirrnin teza të ndryshme. Nexhmija që kishte edhe sektorin pas viteve 80-të, ajo ishte faktor shumë i madh për lidhjen dhe botën e shkrimtarëve”, tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko